75 Mall Live Search
10:10 / E Martë, 16 Korrik 2024 / S Z

Arrestohet një person, në Prishtinë, për “ngacmim” dhe sulm ndaj zyrtarëve policorë

Një person është arrestuar të hënën në Prishtinë për shkak të veprës “ngacmim” dhe se gjatë arrestimit ai ka rezistuar dhe sulmuar zyrtarët policorë.

Organet e rendit bëjnë të ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të veprës ‘ngacmim’ dhe gjatë arrestimit ai ka rezistuar dhe sulmuar zyrtarët policorë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.