75 Mall Live Search
09:04 / E Shtunë, 07 Tetor 2023 / Gj. Sh

Arrestohet një person në Prishtinë për posedim të narkotikëve

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 7 gram marihuanë.

Sipas policisë, banesa e tij është bastisur, ku janë gjetur edhe 14.5 gram marihuanë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 7 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit është bastisur banesa e të dyshuarit, ku janë gjetur edhe 14.5 gram substance narkotike e llojit marihuanë. Pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.