75 Mall Live Search
09:40 / E Enjte, 17 Prill 2025 / S Z

Arrestohet një person në Prishtinë për vjedhje të 200 litrave naftë

Një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi ka vjedhur naftë.

Sipas Policisë së Kosovës në vendin e ngjarjes janë gjetur tetë bidonë me nga 25 litra.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është duke kryer një vjedhje të naftës nga disa mjete pune. Në vendin e ngjarjes janë gjetur tetë bidonë me nga 25 litra naftë, të cilat ishin vjedhur. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/