10:24 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Arrestohet një person në Prishtinë, rrahu bashkëshorten

Një person është arrestuar në Hajvali të komunës së Prishtinës, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Viktima në këtë rast ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, transmeton Indeksonline.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/