75 Mall Live Search
08:27 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2024 / MSH

Arrestohet një person në Prishtinë, sulmoi në gjendje të droguar një polic

Një person është arrestuar pas mesnate në Prishtinë, nën dyshimin se ka sulmuar një zyrtar policor.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari, në gjendje të droguar, ka sulmuar fizikisht një zyrtar.

Rasti ka ndodhur rreth orës 00:45, në rrugën “Hamëz Jashari”, raporton Indeksonline.

Zyrtari policor i lënduar, ka pranuar tretman mjekësor.

“Nga i dyshuari është konfiskuar një sasi e dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” bëhet e ditur në njoftimin e policisë.