Arrestohet një person në Prishtinë, sulmoi seksualisht një shtetase të huaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti kishte sulmuar seksualisht një femër, shtetase të huaj.
Ngjarja është cilësuar si “Sulm seksual”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar seksualisht viktimën femër shtetase të huaj. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së, përcjell IndeksOnline.