Arrestohet një person në Prishtinë, ushtroi dhunë në familje dhe iu gjet drogë

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje.
Policia ka bërë të ditur se tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar tre gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
“Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar 3 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.