Arrestohet një person në Prizren, kanosi zyrtarin policor

Një qytetar është arrestuar dje në Prizren për shkak të kanosjes ndaj zyrtarit policor.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se ai kishte kanosur dhe ofenduar zyrtarin policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.