Arrestohet për ngacmim seksual, të një të miture në rrjetet sociale
Për veprën penale ngacmim seksual, është arrestuar një person , në Prizren.
Rasti sipas policisë ka ndodhur në muajin shtator, teksa ka arritur ta identifikonte të dyshuarin.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull k-shqiptar nën dyshimin e bazuar se ai kishte ngacmuar seksualisht gjatë komunikimit të drejtpërdrejtë dhe gjatë komunikimit në rrjete sociale viktimën femër k-shqiptare (e mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.