Arrestohet një person në Prizren për posedim të narkotikëve
Një person i dyshuar është arrestuar për kryerjen e veprës penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe konfiskohen mbi 3 kg marihuanë.
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, Njësia në Prizren, me 30 tetor 2018, ka realizuar një operacion policor, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prizren, me ç’rast është bërë arrestimi i një personi të dyshuar, transmeton Indeksonline.
Operacioni policor është bazuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope dhe analoge’, ku Policia e Kosovës ka realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit të arrestuar.
I dyshuari i arrestuar në këtë rast është:
- L. Gj. lindur me 1986 m/sh/k
Gjatë kontrollit në lokacionin e caktuar janë gjetur dhe janë sekuestruar:
- nëntë (9) paketime të mbështjella me qese plastike me substancë dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme rreth 3 kg e 670 gramë
- një revole pa karikator
Me urdhër të prokurorit të Shtetit i dyshuari i lartcekur është dërguar në ndalim policor në stacionin policor në Prizren, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/