75 Mall Live Search
08:59 / E Enjte, 27 Mars 2025 / k.v

Arrestohet një person në Prizren, përplas me veturë një polic

Një person është arrestuar në Prizren pasi ka përçlasur me veturë një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, transmeton IndeksOnline.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:00 në rrugën “Bashkim Suka”, ku i dyshuari, një mashkull kosovar, fillimisht kishte refuzuar t’i dorëzonte dokumentet policisë dhe kishte tentuar të largohej. 

Në pamundësi për të ikur, i dyshuari është nisur me vrull me veturë dhe ka goditur policin, duke i shkaktuar lëndime. Zyrtari policor ka marrë trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve të pësuara. 

Pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Hetimet për rastin po vazhdojnë./IndeksOnline/