Arrestohet një person në Prizren, policia i gjen armë zjarri dhe armë të ftohta në veturë
Një person është arrestuar në Prizren për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 24 maj 2026, rreth orës 01:45, në fshatin Vllashne, trasnmeton IndeksOnline.
Gjatë kontrollit nga njësiti policor, në veturën e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, katër fishekë dhe tri thika.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/

