75 Mall Live Search
11:06 / E Shtunë, 29 Janar 2022 / MSH

Arrestohet një person në Prizren, postoi video duke shtënë me armë në një aheng

Me datë 28 janar 2022, policia në Prizren ka arritur të identifikojë një të dyshuar, pasi që ka pranuar informatë me foto dhe videoxhirime, të cilat i dyshuari i ka postuar në rrjetin social TikTok, duke shtënë me armë në një aheng.

“Me këtë rast i dyshimti ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm, duke i rrezikuar edhe te tjerët qe kanë qenë në ketë aheng familjar. Hetuesit policor duke punuar me profesionalizëm kanë arritur të ndalojnë të dyshimtin dhe ti sekuestrojnë armën si: Pistoletë (me gaz), Carl Walther Arnsberg, Nr serik: B17426860G” thuhet në njoftimin e Policisë.

Për këtë vepër penale u arrestua i dyshuari E.H.

Me urdhër të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.