Arrestohet një person në Prizren, sulmoi fizikisht një femër

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje gjatë ditës në Prizren, ka arrestuar një person pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër.
Rasti është cilësuar si dhunë në familje, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së, transmeton IndeksOnline.
Bëjmë të ditur se në 24-orëshin e fundit janë raportuar edhe për tri raste të tjera të dhunës në familje.
“Lipjan 23.01.2023-11:30. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
“Pejë 21.01.2023-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Gjakovë 21.01.2023-21:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet i njëjti nën ndikim të alkoolit ka kanosur viktimat kosovarë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton policia./IndeksOnline/