Arrestohet një person në Prizren, sulmoi me thikë viktimën, të cilit tentoi t’ia merrte çantën me para

Një rast i grabitjes ka ndodhur një ditë më parë në Prizren, ku një person e ka sulmuar me thikë viktimën, të cilit ka tentuar t’ia merrte çantën me para. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prizren 05.11.2024 – 15:20. Më 06.11.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër të mitur, duke e sulmuar me thikë kanë tentuar t’ia merrnin viktimës mashkull kosovar çantën me para. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Indeksonline/.