11:52 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

Arrestohet një person në qendër të Prishtinës (Video)

E plotësuar (12:39)

Policia e Kosovës për Indeksonline ka treguar se arsyeja e arrestimit mësohet të jetë për shkak të vjedhjes së djeshme. Ndërkaq i dyshuari po vazhdon të intervistohet nga policia.

………………………………………………………..

Policia e Kosovës para pak minutash ka arrestuar një person në qendër të Prishtinës, saktësisht te parkingu i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Indeksonline ka kontaktuar policinë, por të njëjtët kanë thënë se personi në fjalë nuk është intervistuar ende, andaj nuk ka detaje.

Indeksonline ka siguruar pamje të momentit të arrestimit të personit nga policia./Indeksonline/