Arrestohet një person në qendër të Prishtinës

Policia e Kosovës është duke përcjellë situatën në vendin tonë me masa të shtuara.
Tashmë siguria e qytetarëve është në duart e tyre në këtë kohë pandemie.
Pasditën e sotme, një person është arrestuar në qendër të qytetit, përballë pjesës së njohur si Santea në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes, duken edhe njësitet e policisë, derisa nuk dihet ende se cili është shkaku i këtij arrestimi.
Indeksonline do t’iu mbajë të informuar në lidhje me rastin.
Pamje nga vendi i ngjarjes:
