Arrestohet një person në Rahovec nën dyshimin për fajde, sekuestrohen prova
Një person është arrestuar në Rahovec nën dyshimin për veprën penale fajde, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Sipas policisë, rasti është regjistruar më 21 shkurt rreth orës 13:00, ku i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka kryer veprën penale ndaj një viktime mashkull kosovar.
Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar dëshmi që lidhen me rastin.
Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

