Arrestohet një person, në shtëpi iu gjetën armë e fishekë

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person në qytetin e Rahovecit.
Ai dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka kanosur një person.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, dy pistoleta (njëra me gaz), një pushkë pneumatike dhe 50 fishekë kalibrash të ndryshëm.
Me vendim te prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/