75 Mall Live Search
08:27 / E Shtunë, 27 Dhjetor 2025 / F.R

Arrestohet një person në Shtime pasi me sëpatë kanosi punonjësit komunalë

Një incident ka ndodhur stë premtën në objektin e Komunës së Shtimes, ku një person ka kanosur zyrtarët komunalë.

Sipas policisë, i dyshuari, i cili dyshohet se vuan nga probleme mendore, ka dëmtuar kornizën e dritares së sportelit duke përdorur një sopatë. Pas dëmtimit të pronës, ai ka kanosur zyrtarët komunalë që ndodheshin në objekt.

Në vendin e ngjarjes ka ndërhyrë policia, e cila ka arrestuar të dyshuarin. Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Objekti i Komunës, Shtime 26.12.2025-08:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (me probleme mendore), pasi që me sopat ka dëmtuar kornizën e dritares së sportelit dhe më pas i ka kanosur zyrtarët komunal. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje“, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/