Arrestohet një person në Viti, sulmoi një person më mjet të mprehtë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka sulmuar fizikisht më mjet të mprehtë viktimën.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
Rasti është cilësuar si vrasje në tentativë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë viktimën mashkull kosovar me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim, shkruan IndeksOnline.