Arrestohet një person në Vushtrri, i sekuestrohet arma dhe katër fishekë

Më 22 janar 2022, rreth orës 00:09 në Stacionin Policor Vushtrri, është pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Shemsi Ahmeti” Vushtrri.

“Mbi bazën e informacionit fillestar janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dy fishekë të pashkrepur dhe tri gëzhoja te të njëjtit kalibër. Pas disa veprimeve hetimore policia ka arritur të identifikojë personin e dyshuar” thuhet në njoftimin e policisë së Vushtrrisë.
Policia ka arrestuar personin B.Xh., 53 vjeçar, ku si provë materiale ka konfiskuar një armë të gjatë A47 dhe katër fishek.

I dyshuari, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është lirur në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve-Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’’.