75 Mall Live Search
10:45 / E Hënë, 26 Gusht 2024 / L K

Arrestohet një person në Vushtrri, iu gjetën 9.4 gramë marihuanë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi gjatë kontrollit i janë gjetur 9.4 gramë marihuanë.

Ai është liruar me vendim të prokurorit.

Rasti ka ndodhur në Vushtrri.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar substanca e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 9.4 gramë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së, shkruan IndeksOnline.