75 Mall Live Search
08:37 / E Enjte, 07 Prill 2022 / AR

Arrestohet një person në Vushtrri, kanosi policët gjatë detyrës zyrtare

Policia në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar, pasi i njëjti ka kanosur zyrtarët policor në kryerje të detyrës zyrtare.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë në orët e mbrëmjes të datës 06 prill 2022, në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë, në kohën kur zyrtarët policorë po trajtonin një rast, i dyshuari ka kanosur zyrtarët policor.

Pas procedurave të intervistimit, ndaj të dyshuarit B. S.,30 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘Kanosje’.