75 Mall Live Search
15:40 / E Enjte, 16 Shkurt 2023 / k.v

Arrestohet një person në Vushtrri për kanosje

Në orët e mesditës së sotme, policia në Vushtrri, ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘Kanosje’.

Arrestimi i të dyshuarit, është bërë mbi bazën e dyshimeve të bazuara, pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale ka kanosur viktimën mashkull/kosovar.

Të gjitha veprimet e ndërmarra hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit. Pas intervistimit, të dyshuarit B.H., 37-vjeç, me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Ndaj tij janë duke u zhvilluar hetime për veprën penale “Kanosje.