Arrestohet një person në Vushtrri, për kanosje dhe dëmtim të pasurisë së paluajtshme
Viktima femër bashkë me dy fëmijët e saj njëri moshë madhore mashkull dhe tjetra moshë minore femër , në vazhdimësi janë keqtrajtuar dhe rrahur nga bashkëshorti i saj.
Po ashtu i dyshuari me sëpatë ka dëmtuar dhe ka thyer disa orendi shtëpiake si dhe dritaren dhe derën e hyrjes së shtëpisë, transmeton Indeksonline.
Të gjitha palët pas shoqërimit në Polici janë intervistuar , ku me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/