08:28 / E Mërkurë, 28 Qershor 2023 / L K

Arrestohet një person në Vushtrri, plagosi dy persona të tjerë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një persona në komunën e Vushtrrisë dje gjatë ditës, nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje kishte përdorur armë zjarri dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”, ndërsa viktimat janë dërguar për tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje me armë zjarri kishte plagosur dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell IndeksOnline.