Arrestohet një person në Vushtrri, sulmoi me shufër metalike dy zyrtarë policorë

Policia e Kosovës ka noftuar se ka arrestuar një person pasi ai dyshohet se pas një konflikti verbal në komunikacion ka sulmuar me një shufër metalike dy zyrtarë policorë që ishin jashtë detyrës zyrtare.
Policia bën me dije se me vendim të prokurorit pas intervistimi i njëti është liruar në procedurë të rregullt, transmeton Indeksonline.
Njoftimi i plotë:
Sheshi Hasan Prishtina, Vushtrri 19.05.2022 – 23:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një konflikti verbal në komunikacion kishte sulmuar me një shufër metalike dy zyrtarë policorë që ishin jashtë detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.