75 Mall Live Search
09:00 / E Premte, 18 Prill 2025 / Z S

Arrestohet një person në Zubin-Potok për dhunë në familje

Policia e Kosovës ka arrestuar një përson në Zubin-Potok rreth orës 18:00 për shkak të një rasti të dhunës në familje.

‘’Më 17.04.2025, rreth orës 18:00, Policia ka pranuar një informacion për një rast të dhunës në familje, në fshatin Jagenicë të Zubin-Potokut. Menjëherë pas raportimit, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar personin e dyshuar, S.M., 21 vjeç, pasi që ai kishte sulmuar nënën e tij. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Zubin-Potok dhe pas trajtimit është liruar’’, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin, janë përfshirë njësitë rajonale të hetimeve për dhunë në familje, të cilat kanë kontaktuar me prokurorin e shtetit.

Pas konsultimit me prokurorin, është iniciuar rasti si vepër penale “Lëndim i lehtë trupor”. Me vendim të prokurorit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë./Indeksonline/