75 Mall Live Search
13:26 / E Enjte, 04 Korrik 2024 / mp

Arrestohet një person nga Tetova, kjo është arsyeja

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se më 07.03.2024 në orën 18:00 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-ja- Tetovë, me urdhër të gjykatës kanë ndaluar V.S (28) nga Strimnica e Tetovës.

“Ai kërkohej me urdhër qendror për të vuajtur dënimin me burgim prej dy vjetësh për veprën penale: “Prodhimi dhe vendosja e paligjshme në treg të lëndëve narkotike”. V.S është dorëzuar në Burgun e Tetovës për vuajtje të dënimit me burg”, thonë nga MPB-ja.