75 Mall Live Search
09:15 / E Diele, 29 Gusht 2021 / LB

Arrestohet një person pasi rrahu gruan e tij, nëna dhe fëmija strehohen diku tjetër

Policia e Kosovës ka arrestuar një person dje në Gjakovë pasi kishte keqtrajtuar dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima pas plagëve të marra ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është strehuar në një shtëpi të sigurtë bashkë me fëmijën e saj 11 muajsh, njofton KlanKosova.tv.

Sipas raportit 24 orësh të policisë me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.