75 Mall Live Search
09:42 / E Mërkurë, 13 Maj 2020 / indeksADMonline

Arrestohet një person pasi therri viktimën me thikë në Istog

Më datë 11.05.2020 rreth orës 15:45 në fshatin Sine të Istogut, në një pjesë malore ka ndodh një lëndim i rëndë trupor i shkaktuar me mjet të mprehtë (Thikë). Ku pas një zënke verbale i dyshuari F. P. (1966) nga fshati Zllakuqan – Klinë, e godet viktimën Q. A. (1972) nga fshati Dubravë-Istog, duke i shkaktuar lëndime të rënda në pjesën e abdomenit.

Pas dhënies së ndihmës së parë në QKMF në Istog, viktima është dërguar në Spitalin Regjional në Pejë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.


I dyshuari F. P. pas kryerjes së veprës ishte arratisur në drejtim të pa njohur. Mirëpo njësitet përkatëse Policore kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme operative për arrestimin e të
dyshuarit. Kështu që është arrit që me datë 12.05.2020, njësiti i hetimeve pran Stacionit Policor në Istog, falë bashkëpunimit me qytetarë ka marr informatë për vendndodhjen e të dyshuarit dhe menjëherë kanë vepruar duke bërë arrestimin e këtij personi në qytetin e Zubin Potokut.


Arrestimi është kryer në bashkëpunim të afërt me Njësitë Policore të Stacionit Policor në Zubin Potok. Gjatë hetimeve është vërtetuar se i dyshuari ishte në kontakt me disa të afërm të tij për të
shikuar mundësin e arratisjes apo kalimit ilegal në Serbi.

Kështu që pas arrestimit të dyshuarit me urdhër të Prokurorit të shtetit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.