75 Mall Live Search
10:07 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Arrestohet një person – prezentohet si zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë, merr 3.300 euro

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, nën dyshimin se është prezentuar si person zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë, shkruan IndeksOnline.

Sipas të dhënave ai ka marrë nga viktimat, femër dhe mashkull kosovarë 3.300 euro, për t’i rregulluar rregulluar një çështje banimi, përmes gjykatës.

“Prishtinë 21.01.2019. Me 11.02.2020 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se ai ka kryer veprat e lartcekura, i dyshuari kishte mashtruar viktimat femër dhe mashkull  kosovarë duke u prezantuar si person zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë dhe ka marrë nga viktimat rreth 3300 € kinse për t’ia rregulluar një çështje banimi, përmes gjykatës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/