75 Mall Live Search
09:11 / E Shtunë, 06 Janar 2024 / Gj. Sh

Arrestohet një person për dhunë në familje në Isniq të Deçanit, viktima dërgohet në QKMF

Në fshatin Isniq të Komunës së Deçanit, policia ka marrë informacion për një rast të dhunës në familje.

Me të marrë informatën, njësitet përkatëse të Stacionit Policor në Deçan, kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku thuhet se kanë arrestuar personin e dyshuar, ndërsa viktima e rastit është dërguar për tretman mjekësor në QKMF-Deçan.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit, është kryer kontroll-bastisje ne shtëpinë e personit të dyshuar dhe tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar: një (1) pistoletë Sig Sauer 9×19 mm, armë e cila kishte leje përkatëse, dy (2) karikatorë të së njëjtës armë dhe dyzetekatër (44) fishekë të kalibrit 9x19mm.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.