75 Mall Live Search
17:12 / E Premte, 05 Dhjetor 2025 / F.R

Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurë në stacionin policor në Ferizaj janë raportuar dy raste të vjedhjes në Ferizaj

Sipas njoftimit të policisë 31-vjeçari ka kryer vjedhje në në një market dhe vjedhjen e disa palë këpucëve në oborrin e një shtëpije.

“Rreth orës 20:04, në rrugën “Zenel Hajdini”, në një market, është raportuar vjedhja e disa artikujve ushqimorë. Ndërsa rreth orës 21:00, në rrugën “Lulzim Guta”, brenda oborrit të një shtëpie, është raportuar vjedhja e disa palë këpucëve.

Rreth orës 21:20, njësitet policore kanë lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin N.A. (31 vjeç), i cili pas intervistimit në Njësinë e Hetimeve, ka pranuar kryerjen e të dy rasteve të sipërpërmendura”, thuhet në njoftimin e polcisë.

Bazuar në provat, video-inçizimet dhe mënyrën e kryerjes së veprave, i dyshuari është intervistuar edhe për dy raste të tjera të vjedhjes të ndodhura më herët:

“Më 15.10.2025, në rrugën “Esat Mekuli”, kishte vjedhur disa palë këpucë;

Më 31.10.2025, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Xhaminë e Madhe në Ferizaj, kishte vjedhur pajisje elektronike të zërimit dhe këpucë”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari ka pranuar se ka kryer vjedhjet dhe pas intervistimit nga hetuesit policorë dhe me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastet vazhdojnë./IndeksOnline/