75 Mall Live Search
17:13 / E Martë, 16 Maj 2023 / k.v

Arrestohet një person për disa vjedhje të rënda në Graqanicë

Nga njësite policore të stacionit të Graqanicës, është arrestuar një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda.

Rastet kanë ndodhë në kryesisht në zonën e Graqanicës.

Puna e hetuesve të stacionit policor është finalizuar pas marrjes së disa veprimeve operative, ku kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar.

Personi i dyshuar ( i mitur), me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit e stacionit policor po kryejn veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastet ( së paku 5 raste), ku personi i arrestuar dyshohet të jetë i përfshirë.