75 Mall Live Search
09:08 / E Premte, 05 Janar 2024 / L K

Arrestohet një person për Fajde në Shtime

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Shtimë pasi i njëjti kishte kryer veprën penale “Fajde”, dhe kishte sulmuar fizikisht një person.

Viktima ka pranuar tretmanë mjekësor.

“Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar pasi i njëjti kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar, po ashtu e kishte sulmuar fizikisht të njëjtin. Pas konsultimit me prokurorin kompetent, me vendim të tij personi i dyshuar është dërguar  në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së, përcjell IndeksOnline.