Arrestohet një person për falsifikim të dokumenteve për statusin e veteranit
Në Skenderaj është arrestuar një person i cili dyshohet se iu ka siguruar dokumente të falsifikuar disa personave për të përfituar statusin e veteranit të luftës.
Ai e kishte kryer këtë veprimtari gjatë kohës shkurt-prill të vitit të kaluar.
Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje./Indeksonline/