75 Mall Live Search
09:17 / E Martë, 22 Korrik 2025 / k.v

Arrestohet një person për gjuajtje me armë në aheng familjar

Sot rreth orës 00:20, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjarë, në fshatin Mramor, në Prishtinë.

Njësitë policore të kryeqytetit, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe kanë gjetur prova se kishte gjuajtje me armë.

Hetuesit policor të kryeqytetit kanë siguruar prezencën e të dyshuarit F.A, 66 vjeç, i cili i ka dorëzuar armët.

Në koordinim me prokurorin ndaj tij është iniciuar rast për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.