Arrestohet një person për kanosje

Është arrestuar dje një person i dyshuar për një rast kanosje, nga zyrtarët policorë të stacionit-jugu në Prishtinë.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:00 , në një lokal në Çagllavicë.
“Ka qenë reagimi i shpejtë i zyrtarëve policorë ai që ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”.
Kurse, atij i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe 50 fishekë”, thuhet në njoftim.
“Personi i dyshuar: – Y. S, mashkull, 56 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendimin e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, për veprat Kanosje si dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës. Aktualisht hetuesit policor po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.