Arrestohet një person për kanosje në Kaçanik

Mbrëmē, rreth orës 21:30 policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në fshatin Glloboçicë të Kaçanikut është një rast i kanosjes.
Në lidhje me këtë, policët hetues, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet B.D (M/K) i moshës 32 vjeçar, i cili kishte kanosur ish bashkëshorten e vëllaut të tij A.L ( F/K) e moshës 24 vjeçare, ndërsa në kërkim policor, poashtu për kanosje mbetet i dyshuari tjetër, ish bashkëshorti i saj, B.D (M/K) i moshës 24 vjeçar.
Policia të dyshuarin e parë e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Kanosje”.