11:05 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Arrestohet një person për keqpërdorim seksual

Pas një pune hetimore, njësiti i hetimeve në Pejë, kanë arrestuar një person për keqpërdorim seksual të një femre të mitur.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Njësiti i hetimeve pas një pune hetimore me 22.11.2017 kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin K-Shqiptar i cili dyshohet se ka kryer veprën e lartshënuar duke keqtrajtuar viktimën femër K-Shqiptare (të mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje” thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/