Arrestohet një person për plagosjen e sotme në Prishtinë
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për plagosje në Prishtinë.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.
“I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në paraburgim për 48 orë. Ndërsa viktima është liruar nga spitali pas trajtimit mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Sipas saj, rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:00, në rrugën “Afrim Vitija” në Prishtinë.
Ajo ka thënë se Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e bërë ekzaminimin e vendit ku ka ndodhë rasti./Indeksonline/