14:34 / E Enjte, 14 Mars 2019 / indeksADMonline

Arrestohet një person për posedim narkotikësh në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se sot ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin B.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale  “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 273 të Kodit  Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se ndaj të dyshuarit B.R., prokurori i rastit do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. /Indeksonline/