75 Mall Live Search
08:59 / E Premte, 14 Mars 2025 / k.v

Arrestohet një person për posedim të narkotikëve, dërgohet në vuajtje të dënimit

Një operacion policor në rrugën “Enver Haradinaj” në Prizren ka çuar në arrestimin e një personi për posedim të substancave narkotike.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar:

  • 70 qese me marihuanë (93.4 gram)
  • 2 qese me kokainë (5.62 gram)
  • Një peshore, një telefon dhe disa qese plastike për paketim
  • Dy pako me rizlla dhe një grinder

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit, pasi kishte një urdhër arresti aktiv për ekzekutimin e një dënimi të mëparshëm.

Policia po vazhdon hetimet për rastin./IndeksOnline/