Arrestohet një person për shitje mallrash të kontrabanduara, në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin se në dyqanin e tij ka shitur mallra të kontrabanduara.
Ngjarja është regjistruar më 20 maj dhe i dyshuari – një mashkull kosovar – është ndaluar nga njësitet policore gjatë një kontrolli, ku dyshohet se u gjetën mallra të ndryshme të palegalizuara për tregtim.
Sipas raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.
Rasti është cilësuar si “Tregti e ndaluar”./IndeksOnline/