75 Mall Live Search
09:28 / E Shtunë, 06 Shtator 2025 / F.R

Arrestohet një person për shitje të paautorizuar të armëve në Fushë Kosovë

Në një operacion të suksesshëm të policisë, është arrestuar një mashkull shqiptar i dyshuar për import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve dhe mjeteve plasëse.

Sipas raportit zyrtar 24-orësh të policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit nuk është gjetur asgjë, por me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për hetime të mëtejshme.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.

“Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Është bërë kontrolli i shtëpisë së tij, mirëpo nuk është gjetur asgjë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./IndeksOnline/