Arrestohet një person për sulm ndaj personave zyrtarë dhe për armëmbajtje pa leje

Gjatë mbrëmjes së djeshme, rreth orës 23:00, në rrugën “Vëllezërit Çaka” në Kaçanik, ka ndodhur një rast i sulmit ndaj personave zyrtarë.
Lidhur me këtë rast, policët e rendit dhe hetuesit rajonalë kanë reaguar ndaj thirrjes dhe pas intervistimit të viktimave dhe dëshmitarëve, është kuptuar se derisa policët në detyrë, gjatë tentativës për arrestimin e një personi të dyshuar, janë sulmuar nga ky i fundit.
I dyshuari, gjatë rezistencës, ka goditur zyrtarët policorë me shqelma në pjesën e këmbëve.
Ai është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, ka pranuar veprën penale për të cilën ngarkohet.
Po ashtu, ka pranuar se posedonte dy thika që janë gjetur në veturën e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar hetuesit rajonalë të ndërmerrnin të gjitha veprimet hetimore dhe ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit B.M, 21 vjeç, për 48 orë./Indeksonline/