11:03 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Arrestohet një person nën ndikimim alkooli për sulm ndaj prindit, në Gjakovë

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, për arsye se ka sulmuar fizikisht  prindin e tij gjatë kohës që ka qenë nën ndikimin e alkoolit .

Sipas raportit 24- orësh të policisë, thuhet se i dyshuari mashkull është arrestuar më 8 tetor 2019 dhe se me vendimin e prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në proedurë të rregullt, transmeton Indeksonline.

 “DHUNË FAMILJARE- Gjakovë 08.10.2019-23:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull k-shqiptar, pasi që ai nën ndikim alkooli ka sulmuar prindin e tij viktimën mashkull k-shqiptar. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24- orësh të policisë./Indeksonline/