Arrestohet një person për sulm seksual në Gjilan

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak të një sulmi seksual.
Arrestimi i tij është bërë pas hetimeve të zhvilluara lidhur me një rast.
‘’Pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me rastin, më 19.05.2025 njësitet e hetimit kanë identifikuar personin e dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet se e ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare e cila ishte e paraqitur si person i zhdukur’’, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/